Këshilltarja e burrit

  • 13 April 2019 - 09:03
Këshilltarja e burrit

Kim Kardashian ndihet krenare për këshillat financiare që ia kishte dhënë burrit, pasi ishte 53 milionë në borxh. Ai kishte befasuar që të gjithë në fillim të vitit 2016 duke bërë të ditur se ai ishte 53 milionë dollarë në borxh personal. Por Kanye West, 41 vjeç, është mësuar t'i kursejë të hollat nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian, 38 vjeçe.

Ylli televiziv ishte përgjigjur në 73 pyetje nga "Vogue", se ishte krenare për këshillat financiare që ia kishte dhënë bashkëshortit të tij reper.

E pyetur se për çfarë më së shumti ajo ishte krenare, ylli nga emisioni "Keeping Up With The Kardashians" ka shpjeguar se ka mësuar bashkëshortin e saj se si të jetë më i kujdesshëm me dollarët e tij. 'Jam shumë krenare të them se e kam mësuar atë - duke i dhënë këshilla të mira financiare".

(Kosova Sot)