Fansi e ofendoi, Emina i përgjigjet live: Boll ore djalë, burrit tim i pëlqen…

  • 13 April 2019 - 10:25
Fansi e ofendoi, Emina i përgjigjet live: Boll ore djalë, burrit tim i pëlqen…

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, publikon shpeshherë në profilin e saj në “Instagram”, fotografi ku shfaqet me rroba banje.

Ka disa ndjekës që e komplimentojnë për linjat e saj trupore perfekte, por ka edhe nga ata që e kritikojnë duke i thënë se është dërrasë përpara.

Madje kështu i kanë thënë edhe gjatë një video-live që Emina ka bërë së fundmi me fansat e saj në “Instagram”.

Por siç dihet, modelja nuk ka aspak komplekse. Atë shumë herë e kemi parë pa make-up apo të sapo zgjuar nga gjumi me flokë të prishur.

Teksa Emina ishte live me ndjekësit, disa nisën të shkruanin: ‘Sa natyrale, por ‘dërrasë’’. “Boll ore djalë, mos të shkojë syri aty ku s’duhet”, tha Emina duke qeshur, ndërkohë që më vonë njëri nga fansat i ka thënë se është më mirë që është dërrasë dhe natyrale se sa e bërë.

“Jam e kënaqur me trupin tim, më pëlqen. Shyqyr Zotit që dhe burrit tim i pëlqen. Kështu që mos u shqetësoni”, ka përfunduar Emina duke i dhënë një herë e mirë fund këtyre kritikave.

(Kosova Sot)