Angela Martini heq dorë nga modelingu? Ja me çfarë po merret aktualisht

  • 13 April 2019 - 13:02
Angela Martini heq dorë nga modelingu? Ja me çfarë po merret aktualisht

Modelja shqiptare, Angela Martini, duket se ka hequr dorë nga modelingu për t’ju dedikuar diçkaje tërësisht ndryshe.

Tashmë bukuroshja është shkrimtare dhe po punon për librin e saj të dytë. Lidhur me këtë kanë shkruar disa revista të huaja, të cilat e kanë cilësuar Angela-n si një autore të talentuar.

Kanë qenë “Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine” , të cilat kanë publikuar një intervistë të realizuar me Martinin. Intervistat përmbajnë detaje rreth etapave të karrierës së saj, projekteve për të cilat aktualisht po punon, etj.

Gjithashtu bukuroshja shqiptare ka zbuluar se tani po merret me librin e saj të dytë, i cili ka në fokus marrëdhëniet njerëzore. Po ashtu ajo është edhe producente filmi dhe ka treguar se po merret me xhirimet e dy filmave me metrazh të shkurtër.

“Filmi i parë lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë ndërsa filmi i dytë ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, ose më saktë, lidhet veçanërisht me femrat që janë viktima të trafikimit njerëzor”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ndërkohë e pyetur se “çfarë këshille do i jepje dikujt që dëshiron të bëhet një autore si ti?”,

Angela përgjigjet:  “Dëgjoni shpirtin tuaj dhe jini të ndershëm me veten!”.

(Kosova Sot)