Juliana Pasha bën dedikimin më të veçantë për të vëllain: T’i puth duart motra

  • 13 April 2019 - 13:04
Juliana Pasha bën dedikimin më të veçantë për të vëllain: T’i puth duart motra

Këngëtarja e njohur, Juliana Pasha, nuk është e vetmja në familjen e saj që ka një lidhje të fortë me muzikën. Gjatë performancës së saj në emisionin “Soiree” këtë të mërkurë, ajo u shoqërua në piano nga i vëllai i saj, Elti.

Së fundmi, Juliana ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku pozon krah ti, e bashkëngjitur me të ka edhe një dedikim shumë të veçantë.

“Faleminderit vëllaçko Elti Pasha! Faleminderit që realizove këngët e Vaces dhe u bërë mbështetja ime në piano për të më shoqëruar deri në fund. Jam e bekuar që familja ime e ka bërë rrugën time në këngë gjithmonë e më të lehtë, e ka qenë pranë meje në çdo moment të lumtur apo të vështirë. T’i puth duart motra”, shkruan këngëtarja për të vëllanë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JëUëLëIëAëNëAë PëAëSëHëAë (@julianapasha) on


Ndërkohë në nderim të 80-vjetorit të Vaçe Zelës, Juliana Pasha performoi një kolazh të “Natën vonë/Flokë bore”.

(Kosova Sot)