Shtëpitë më të shtrenjta në botë

  • 13 April 2019 - 15:25
Shtëpitë më të shtrenjta në botë

Nëse mendoni se keni shtëpi të shtrenjtë, atëherë shikojeni çmimin këtyre shtëpive, të të famshmëve, që të kuptoni se çka dmth, në të vërtetë, shtëpia e shtrenjtë

 

Image
FAIRFIELD POND: NJU- JORK, SHBA

Prona "Fairfield Pond" është në pronësi të Ira Rennert-it, pronares së "Renco grup" dhe konsiderohet të jetë shtëpia (prona) më e shtrenjtë në SHBA. Me një sipërfaqe prej 63 akrash (25,5 hektarësh) kjo shtëpi ka 29 dhoma të gjumit, 39 banja, një fushë skvoshi, një pjesë për "bowling", një fushë basketbolli, fusha tenisi dhe disa pishina. Vlera e kësaj prone është 248.5 milionë dollarë. 

 

 

 

 

Image
SHTËPIA NËN KULM NË TOUR ODEON: MONAKO

Kjo shtëpi nën kulm, që përfshin 5 kate të apartamentit (nga kati i 45-të deri në katin e 49-të të ndërtesës prej gjithsej 49 katesh, në Tour Odeon në Monako. Kjo shtëpi ofron pamje mahnitëse prej 360 shkallësh të bregdetit të Monakos. Me një sipërfaqe prej 3300 metrash katrorë kjo shtëpi përfshin një pishinë të madhe, të rrumbullakët, një sallë vallëzim, etj. Gjendet në pjesën elitare të Montekarlos në Monako dhe ka një vlerë prej 335 milionë dollarësh.

 

 

Image
VILA LES CÈDRES: RIVIERA FRANCEZE

E ndërtuar në vitin 1830 për mbretin e Belgjikës, Vila Les Cèdres është shëmbëlltyrë e pamjes origjinale dhe komfortit. E vendosur në një sipërfaqe prej 35 akrash (14 hektarësh), kjo shtëpi ka 14 dhoma gjumi, një pishinë të madhe, një bibliotekë me 3000 tituj, një kishë të vogël, një kopsht dimëror dhe shumë gjëra të tjera interesante. Villa Les is Cèdres sot vlerësohet në rreth 410 milionë dollarë.

 

 

 

 

Image
VILA LEOPOLDA: COTE D' AZURE, FRANCË

 E ndërtuar në vitin 1902 nga mbreti belg Leopold II, vila Leopolda është shëmbëlltyrë e ekstravagancës dhe luksit në Cote D' Azure, Francë. Në këtë vilë ishte bërë filmi i famshëm i Alfred Hitchcock-ut, "To Catch a Thief" në vitin 1955. Në pronësi të miliarderes dhe bamirëses braziliane Lily Sarfa, kjo pronë prej 50 akrash përmban një helipad, një shtëpi të tërë për mysafirë, një pishinë noti, si dhe një kuzhinë në ambient të hapur. Vlera aktuale e vilës është 750 milionë dollarë.

 

 

Image
ANTILIA: MUMBAI, INDIA

 Në pronësi të biznesmenit më të pasur të Indisë, Mukesh Ambani, dhe e ndodhur në njërin prej lokacioneve më të shtrenjta në botë, rruga Altamount, Antilia është një pronë e pashoqe. Edhe pse quhet shtëpi, ajo është një rrokaqiell me 27 kate, me gjashtë kate për parkim, 3 helipadë, një sallë vallëzimi, një klub privat shëndetësor dhe një staf prej 600 personash për mirëmbajtjen e kësaj shtëpie. Me një sipërfaqe prej gati 4 hektarësh kjo shtëpi ka vlerë 1 miliard dollarë. 

 

 

 

Image
PALLATI BUCKINGHAM: LONDËR, BRITAN

I Me më shumë se 19 sallone, 188 dhoma për staf, 78 banja, 92 zyra, 52 suita mbretërore, si dhe me një numër të përgjithshëm prej 775 dhomash, pallati Buckingham nuk është vetëm shtëpia më me vlerë, por edhe më e shtrenjta në botë. Ajo u ndërtua në vitin 1761 nga George III dhe u rimodelua në pallat nga i biri i tij, George IV në vitin 1820. Në pronësi të sovranit britanik, pallati vlerësohet në rreth 1.55 miliardë dollarë

 

(Kosova Sot)