Shpërthen solisti i grupit 'Troja': Në protesta po, a kur janë në pushtet festojnë me këngët e Çiljetës e Medës

  • 13 April 2019 - 20:59
Shpërthen solisti i grupit 'Troja': Në protesta po, a  kur janë në pushtet festojnë me këngët e Çiljetës e Medës

Frontmeni i grupit “Troja” , Bujar Berisha përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka theksuar, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai shton se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngëve, të cilët i cilëson si pronë.

“Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)!

Kur janë ne opozite përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendo  çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.

Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.

 

(Kosova Sot)