Ia pa hairin koncertit të Justin-it

  • 14 April 2019 - 08:44
Ia pa hairin koncertit të Justin-it

Gwen Van Meir shkëlqen në fushatën e fundit verore të “Guess”

Gwen Van Meir u duk sensacionale për fushatën më të re për verë “Summer 2019 Men + Women’s Guess Campaign”, që ishte lansuar të mërkurën.

Modelja brune, që ishte zbuluar në koncertin e Justin Bieber-it që kur ishte adoleshente, kishte dalë me një sytjenë me shirita bardhezi si dhe një xhaketë të bardhë e po ashtu edhe xhinse.

Po ashtu, në setin fotografik ishin edhe Mishel Gerzig dhe Arsenii Savitckii. Ish- modelet e “Guess”, përfshijnë edhe yjet, si: Anna Nicole Smith, Carre Otis, Paris Hilton, Drew Barrymore dhe Jennifer Lopez. Seti fotografik ishte bërë te “Mojave Desert”, rrethuar me male ikonike nga distanca.

(Kosova Sot)