Një vit larg ekranit, Marina Vjollca kthehet me projektin e ri

  • 14 April 2019 - 12:50
Një vit larg ekranit, Marina Vjollca kthehet me projektin e ri

Pas përfundimit të emisionit “C’est la vie” në janar të vitit të kaluar, Marina Vjollca  u përfol gjatë për mungesën e saj në ekran.

Largimi i saj nga ekrani përkoi me martesën me reperin Getoar Selimi. U tha se ishte bashkëshorti i saj që nuk e lejonte të kthehej në ekran, por zërat u përgënjeshtruan.

Mirëpo, duket se moderatorja gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt të ri dhe ka njoftuar kthimin e saj me anë të një postimi. Thuhet se ajo do të drejtojë një program talentesh.

Image

(Kosova Sot)