“A keni parë mama më të nxehtë?”, nëna e këngëtares shqiptare i la pa fjalë të gjithë

  • 14 April 2019 - 14:14
“A keni parë mama më të nxehtë?”, nëna e këngëtares shqiptare i la pa fjalë të gjithë

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. 

Së fundmi ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet nëna e saj. Kjo e fundit i ka lënë të gjithë pa fjalë me elegancën e saj.

Mamaja e Afërditës gjithashtu shfaqet edhe mjaft trendy me stilin e veshjes.

“Më falni! A keni parë mama më të nxehtë?”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton ku është e ëma.

Ndërkohë vetëm një vit më parë, nëna e shoqëroi Afërditën drejt altarit ku kurorëzoi dashurinë në martesë me partnerin çek, Jakub Kindl.

(Kosova Sot)