Loçka në xhinse

  • 15 April 2019 - 09:19
Loçka në xhinse

Hailey Bladwin pozon në mbrëmjen e “Levis”, pasi tashmë është fytyra e re e xhinseve 501

Ajo është prezantuar si fytyra e re e xhinseve “Levis 501” vetëm disa ditë më parë. Kështu, bukuroshja Hailey Baldwin me secilën milimetër të saj ishte një loçkë në xhinse derisa ia kishte mësyrë një ngjarjes së “Levis” në “Palm Desert”, Kaliforni.

Hailey, 22 vjeçe, kishte veshur një xhaketë xhinse, pantallona dhe një bluzë të zezë derisa ka bërë arritjen e madhe.

Bashkëshortja e Justin Bieber kishte vënë një qafore të artë duke ekspozuar mbiemrin e saj.

Flokun e kishte rregulluar në një bishtkali të lartë, derisa Hailey u duk si një bukuroshe me inspirim nga të nëntëdhjetat. Në vesh kishte dhe një palë vathë të artë, atlete të kuqe dhe manikyr pink.

(Kosova Sot)