Tash u bashkuan

  • 15 April 2019 - 09:35
Tash u bashkuan

Bella Hadid poston foto gjatë pushimit me të dashurin

Për një kohë të gjatë ata janë në një lidhje, që nga viti 2015, herë ndahen e herë pajtohen. Por, Bella Hadid dhe “The Weeknd” ishin kënaqur në një pushim, kjo së paku duke u bazuar në fotot e modelës 22 vjeçe, të cilat i ka postuar në llogarinë e saj në“Instagram”.

Në fotot e postuara, supermodelja ka treguar figurën e saj sensacionale në lloje të ndryshme të kostumeve të larjes. Në një nga fotot pranë plazhit, këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye- mund të shihet në pasqyrë duke ecur përreth në pantallona të shkurtë dhe një bluzë të hollë.

Në ndërkohë, motra e Gigi ka treguar shumë lëkurë në kostumin në të kuqe pranë ujërave të kaltra kristal në pishinë.

(Kosova Sot)