Do t’ju çmend: Juristja shqiptare ngre temperaturat me fotot e fundit

  • 15 April 2019 - 16:47
Do t’ju çmend: Juristja shqiptare ngre temperaturat me fotot e fundit

Redona Koçi po përgatit një set fotografik të ri dhe bombastik. Pas disa muajve joaktive në rrjete sociale, ajo rikthehet shumë seksi. Ajo tashmë ka marrë epitetin e “juristes më seksi shqiptare”, pasi bukuroshja ka përfunduar studimet e juridikut. 

Por më shumë se për profesionin, Redona njihet edhe për format e saj bombastike dhe fotografitë mjaft atraktive, që poston vazhdimisht në rrjetet sociale. Kohët e fundit ajo vjen me një foto në bikini të zi, ndërsa shihet pranë pishinës ku ka lajmëruar se po përgatit një set fotografik.

Redona gjatë kësaj mungese nuk ka humbur fare linjat e saj dhe vjen ndoshta më tërheqëse se asnjëherë. E pyetur nga mediat, pse ka zgjedhur të vazhdojë studimet për drejtësi, Rudina është përgjigjur: “Më kanë tërhequr gjithmonë studimet juridike dhe të pasurit një kulturë mbi to. Jam person që nuk i pranon padrejtësitë dhe studimet që kam kryer janë një mjet pikërisht për t’i luftuar këto”.

Ndërsa për komentet negative në “Instagram”, ajo thotë: “Duke qenë personazh publik, jam e hapur dhe pranoj çdolloj komenti, qofshin ato pozitive apo negative. Normalisht që pastaj janë komentet e njerëzve, që më njohin në jetën reale që marr për bazë”. 

A është dikush në jetën e Redonës? A është xheloz për fotot e postimet tuaja? Ndërsa Redona përgjigjet: “Është dikush në jetën e Redonës dhe përveçse nuk është xheloz për postimet e mia, është inkurajuesi im i parë dhe më i madh në ndjekjen e pasionit tim”.

(Kosova Sot)