Kur emri të sjell para

  • 16 prill 2019 - 09:09
Kur emri të sjell para

Hailey Bieber kujdeset për biznesin e saj dhe të bashkëshortit

Justin Bieber mund të ketë bërë një pushim nga karriera e tij, por Hailey po kujdeset për biznesin e bukurisë. Sipas dokumenteve legale të siguruara nga “TMZ”, kompania e Hailey-t tashmë ka plotësuar dokumentet për "Bieber Beauty"me qëllim të lansimit të produkteve të bukurisë dhe kozmetikës nën emrin e brendit.

Puna e re e bashkëshortes së Justin-it do të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kërkojnë më shumë pajisje dhe aksesorë, siç e dini, ai tashmë ka lansuar këtë vit linjën e veshjeve “Drew House”. Hailey po ashtu ka parashtruar kërkesë për të regjistruar "Hailey Bieber" në muajin tetor me qëllim që të lansojë linjën e saj të veshjeve.

(Kosova Sot)