Kate Moss gati të martohet me të dashurin 13 vite më të vogël

  • 16 April 2019 - 14:33
Kate Moss gati të martohet me të dashurin 13 vite më të vogël

Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck po planifikojnë të martohen.

Modelja 45-vjeçare dhe i dashuri i saj 13 vite më i vogël raportohet se do martohen në verë.

Burime thonë se dasma do jetë tradicionale dhe do zhvillohet në kishë.

“Nikolai dëshiron ti bëjë gjërat siç duhet, me një propozim tradicional dhe dasmë në kishë. Ai është me metodën e vjetër de marrëzisht i dashuruar me Kate, ndaj dëshiron të vënë unazat,”-tha burimi.

Supermodelja dhe Nikolai janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2015. Ata u lidhën pas ndarjes së Kate nga bashkëshorti, rokeri Jamie Hince.

Çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe nuk flasin në media për romancën e tyre.

Kate ka një vajzë më ish bashkëshortin, 16-vjeçaren Lila Grace Moss Hack.

(Kosova Sot)