E kuqe flakë

  • 17 April 2019 - 08:55
E kuqe flakë

Nicole Shcerzinger ekspozon dekoltenë e saj të bujshme teksa poston disa foto joshëse nga prapaskenat

Nicole Scherzinger, adhuruesve të saj që e ndjekin në llogarinë në "Instagram", u kishte dhënë një qasje nga prapaskenat dhe përgatitjet e saj derisa kishte shpërndarë disa foto shumë joshëse për setin e katërt fotografik.

Bukuroshja e "The Pussycat Doll" ka ekspozuar gjoksin bombastik në një fustan nate derisa ishte rrethuar nga një ekip i tërë artistësh dhe grimerësh. Duke ekspozuar fytyrën me një buzëkuq të kuq të thellë, Nicole, 40 vjeçe, u duk rrezatuese derisa po ofronte poza për adhuruesit e saj.

Në njërën nga fotot, këngëtarja dhe ish- juria nga "X Factor" ia kishte ngulur sytë kamerës derisa një stilist po i shtrëngonte flokun e saj të ndarë në qendër.

(Kosova Sot)