Në festën e 30-vjetorit të lindjes, ja kush e surprizoi Dafina Zeqirin

  • 17 April 2019 - 16:04
Në festën e 30-vjetorit të lindjes, ja kush e surprizoi Dafina Zeqirin

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, festoi të dielën 30-vjetorin e lindjes së saj.

E teksa kanë kaluar tre ditë nga ditëlindja, Dafina ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë, disa pamje nga surpriza që i kishte organizuar mamaja.

Në fotografitë e publikuara në “Instastory”, shfaqet dhoma e këngëtares e mbushur plot me trëndafila të kuq dhe me tullumbace në formë zemrash.

Aty vihet re se nuk mungojnë dhe tullumbacet e dedikuara që mbajnë emrin e Dafinës. Ndërsa një tjetër mban emrin me të cilin i drejtohet nëna e saj me përkëdheli, Pipina.

“Gëzuar ditëlindjen Pipina e mamit”, shkruhet në të. Dafina ka zbuluar kështu se ka marrë shumë dashuri për ditëlindje dhe se e ka festuar me njerëzit e dashur.

(Kosova Sot)