Luana Vjollca “kapet” me Lori Hoxhën, ja arsyeja

  • 18 April 2019 - 11:19
Luana Vjollca “kapet” me Lori Hoxhën, ja arsyeja

Së fundmi Lori Hoxha ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke pushuar në një plazh vendit tonë.

Lori mban veshur një palë rroba banjoje në ngjyrë portokalli dhe mund të thuhet se duket mjaft mirë. Por më shumë se sa Lori vëmendje ka tërhequr komenti që prezantuesja Luana Vjollca ka bërë. 

Luana ka komentuar kështu:

“O Lor mos e tepro kaq shumë zog.”

Kurse më pas ka reaguar një nga fansat e Lorit duke shkruar se Luana Vjollca nuk ndryshon shumë nga Lori kur bëhet fjala për postime të tilla.

Kujtojmë këtu se Lori Hoxha disa kohë ishte në qendër të vëmendjes, pasi përflitej se është ndarë nga Vis Bajraktari, po askush prej këtyre të dy nuk reagoi për këtë gjë.

Image

(Kosova Sot)