Të famshmit që kanë vendosur të adoptojnë fëmijë

  • 19 April 2019 - 12:23
Të famshmit që kanë vendosur të adoptojnë fëmijë

Kuptojeni se cilat nga yjet tuaja të preferuara kanë vendosur të adoptojnë fëmijë për ta rritur familjen e tyre të bukur

Image
HUGH JACKMAN

 Aktori ka folur për "PEOPLE" për vendimin e tij për të adoptuar Oscar-in, tash 18, dhe Ava, tash 13, me bashkëshorten Deborra-Lee Furness, pasi kishin telashe me abort dhe "IVF". "Pasi në moshën e saj, kemi filluar të mundohemi", thotë Jackman, që u martua me Furness më 1996, kur ai ishte 27 e ajo 40. "Kemi pasur vështirësi dhe aborte, ishte e vështirë". 

 

 

 

 

Image
SANDRA BULLOCK

Ylli i filmit "Oceans 8", u bë nënë për Louis, 9 dhe për Laila 7, kur i kishte adoptuar nga kujdesi në Luiziana. "Unë mundem t'ju them në mënyrë absolute, se fëmijët e duhur erdhën te unë në kohën më të duhur", ka thënë ajo për "PEOPLE" në vitin 2015. Për djalin Louis ajo thotë se është i mençur dhe i këndshëm, e për vajzën Laila thotë se askujt nuk ia ka frikën. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
Angelina JOLIE

Jolie ka adoptuar djalin Maddox, 17, nga Kamboxhia më 2002, si nënë beqare, më pas ka adoptuar vajzën Zahara, 14, nga Etiopia më 2005. Partneri Brad Pitt formalisht ka adoptuar fëmijë më 2006, e më pas si çift kanë adoptuar djalin Pax, nga Vietnami më 2007. Çifti, tash i ndarë, kanë edhe tre fëmijë biologjikë, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

 

 

 

 

Image
MADONA

 Në vitin 2017, këngëtarja legjendare ka bërë të ditur se ka adoptuar dy vajza binjake nga Malavi , Estere dhe Stella, fëmijëve të tjerë të saj (përfshirë David Banda, 13, Mercy James, 13, Rocco John, 18, dhe Lourdes, 22). Madonna ka një histori të gjatë me vendet afrikane: Këngëtarja ka adoptuar David dhe Mercy nga Malavi më 2006 dhe 2007, respektivisht me ish- bashkëshortin Guy Ritchie.

 

 

 

 

 

 

Image
TOM CRUISE

 Cruise dhe Kidman ishin martuar në vitin 1990 dhe kanë adoptuar Connor, tash 24, dhe Isabella, tash 26. Cruise dhe Kidman u ndanë më 2001, derisa fëmijët kanë praktikuar Sientologjinë sikurse i ati i tyre. "Ata janë të rritur. Ata janë në gjendje t'i marrin vetë vendimet e tyre", ka thënë Kidman. "Ata janë përcaktuar për SIentologjinë dhe detyra ime si nënë është t'i dua përgjithmonë".

 

 

 

Image
VIOLA DAVIS

 Fituesja e çmimit "Oscar" ka adoptuar vajzën Genesis,8, në vitin 2011 dhe i pëlqen ta thotë "ajo ka lindur nga zemra ime, jo nga barku". Ylli thotë se "ekzistojnë ato momente: lodhje, stres dhe nuk dëshiron të paragjykohesh nga gabimet tuaja më të tmerrshme", ka thënë ajo për "People" te "Tribeca Film Festival". "Kjo është pjesë e jetës dhe është pjesa që na bën kjo që jemi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)