Nga kërcimi me Xhensilën te torta me domate, Ija e Bes Kallakut festoi 80-vjetorin e lindjes

  • 20 April 2019 - 10:20
Nga kërcimi me Xhensilën te torta me domate, Ija e Bes Kallakut festoi 80-vjetorin e lindjes

Gjyshja e aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku, Ija ka festuar mbrëmë 80-vjetorin e lindjes.

E sigurisht që Besi e ka festuar ditëlindjen e gjyshes së tij ashtu siç i ka hije. Ai e ka surprizuar Ijen me një festë të madhe për ditën e saj të veçantë.

Aktori i humorit ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, foto e video nga super festa, ku ai shfaqet duke kërcyer e kënduar me gjyshen e tij.

Ndërkohë në sfond shfaqet një mur plot trëndafila ku shkruhet mosha e Ijes, e cila duket tejet në formë edhe pse 80 vjeçe.

“Ija ime, shpirti im i butë, luledelet e mia, natyra ime, thjeshtësia ime, kripa e bukës time, Perëndesha e femijërise time, urime 80-vjetorin. Të dua sa 100 diej. Lavdi Zotit të kemi në formë”, shkruan Kallaku bashkëngjitur me postimet në “Instagram”.

Gjithashtu nga postimet e vesit vihet re Ija teksa kërcen me Xhensila Myrtezajn, e cila shfaqet e veshur me një fustan bojëqielli dhe makijazh natyral.

Edhe torta e ditëlindjes së Ijes ishte shumë e veçantë, ku dukej si një kopsht me domate dhe kastravecë, fiksimi i Besit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Kujtojmë gjithashtu se Ija është një ndër gjyshet shqiptare më të famshme të “Instagram”-it dhe kjo falë Besit.

(Kosova Sot)