Shkurte Fejza e 'kallë' Tetovën me këngën 'Xhamadani vija vija', ka dy fjalë për shqiptarët...

  • 20 April 2019 - 18:26
Shkurte Fejza e 'kallë' Tetovën me këngën 'Xhamadani vija vija', ka dy fjalë për shqiptarët...

Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza në tubimin madheshtor te kandidatit per kryetar te shtetit te Maqedonise se Veriut Blerim Reka, ka kënduar në Tetovë, ku me këngën "Xhamadani vija vija", e ka kallur atmosferën, duke bërë që i gjithë publiku të ngritën në këmbë e të këndojnë bashkë me të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes profilit të saj në Facebook, këngëtarja iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ta votojnë kandidatin shqiptar për president Blerim Reka.

Ky është postimi i plotë:

"VOTO SHQIP ose DOREZOHU 
Voto shqip se kështu i ka hije shqiptarit dhe tregoju të gjithëve se në këtë vend ka edhe shqiptarë. Duke votuar shqip, shqiptarët e fituan Tuzin dhe duke bërë të kundërtën e humbën Ulqinin dhe fitoj kandidati i Gjukanoviqit.
Arësyetimi se nuk mund të fitojmë është dorëzim para betejës dhe asnjëherë nuk fiton pa luftuar.
Arësyetimi për ,, koncepte ‘’ dhe ,, interesa strategjike ‘’ është për të arësyetuar servilizmin ndaj sunduesit dhe asgjë tjetër.
Voto shqip, voto shqiptarin ose dorëzohuni dikush duke shitur votën për pak para e dikush për pozita në pushtet por kjo është e padinjitetshme.
E mbështes kandidatin shqiptarë për President të Maqedonisë sepse e meriton dhe e dyta që është më e rëndësishme vetem kështu shqiptarët faktorizohen. Vetëm kështu iu tregojmë të gjithëve sa jemi dhe kush jemi.
Voto Kuq e Zi, Voto numrin 1 dhe respekto Blerim Rekën që ua mundësoj të keni kandidat shqiptarë".

 

(Kosova Sot)