Shyhrete Behluli: 'Me motrat Mustafa nuk flas, pa më kërku falje publikisht'

  • 20 April 2019 - 21:19
Shyhrete Behluli: 'Me motrat Mustafa nuk flas, pa më kërku falje publikisht'

Ditë më parë në mediat rozë shpërthyen lajmet se mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit, ka lindur një konflikt sa i përket këngëve dedikuar nënave të tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas këngëtares Sahide Mustafa, në një intervistë, kishte thënë se ka qenë Shyhretja ajo që e ka "vjedhur" idenë e këngës, duke e vënë nënën në klip, ani pse ato e kishin një plan të tillë.

Por në një intervistë për media, Shyhreti i demanton, duke thënë se Motrat Mustafa kanë shpifur kundrejt saj, dhe pa më kërku falje publike, nuk do të flas me to.

Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që në media raportohet për prishje raportesh mes këngëtarëve shqiptarë.

Image

(Kosova Sot)