Dikur

  • 22 April 2019 - 09:19
Dikur

Motrat Hadid, para se të bëheshin modele, ishin pjesë e “Real Housewives of Beverly Hills”
Para se karrierat e tyre të marrin qiellin, supermodelet Gigi dhe Bella Hadid ishin fëmijët e “Real Housewives”. Dyshja ishte shfaqur te “Real Housewives of Beverly Hills” në sezonet 3-6 përkrah nënës së tyre Yolanda Hadid, si dhe të atit të tyre Mohamed Hadid dhe tani njerkut David Foster.

Gjatë asaj kohe, karriera e tyre prej modeleve porsa kishte filluar, e udhëzuese ishte nëna e tyre modele. Vite më pas, ato ende janë në modelizëm, porse kanë ndryshuar gjërat. Gigi, tani 23 vjeçe, ka 35  ballina për “Vogue” dhe ka ecur nëpër shumë pista të njohura në botë.  Bella, tani 22 vjeçe, ka skalitur shumë ballina të revistave të njohura dhe ka marrë pjesë në shumë ngjarje të javës së modës.

(Kosova Sot)