Planifikimi epik

  • 22 April 2019 - 09:22
Planifikimi epik

Beyonce planifikon një turne masive për vitin 2020

Ajo ka bërë të lumtur miliona adhurues kur ka lansuar “Homecoming: The Live Album”, me dy këngë të reja dhe dokumentarin e saj për “Netflix”. Kështu, Beyonce ka nxitur fjalë se është duke planifikuar një tur epik nëpër mbarë botën për vitin 2020, duke filluar me Londrën, sipas “The Sun”.

E mahnitur nga suksesi i dokumentarit të saj – që fokusohet në performancën e rikthimit te “Coachella” pasi ka lindur binjakët e saj, Rumi dhe Sir – këngëtarja 37 vjeçe ka thënë se për shfaqjen e saj të parë ka zgjedhur “Olympic Stadium” në Stratford. Një burim për uebsajtin ka thënë: 'Beyonce është bletë punëtore – tashmë po planifikon një nga turnetë më të mëdha të saj për vitin që po vjen”.

(Kosova Sot)