Tash me shkues

  • 23 April 2019 - 08:40
Tash me shkues

Adele u nda nga burri, kërkon nga miqtë t’ia gjejnë një burrë

Ajo ka paralajmëruar ndarjen nga bashkëshorti Simon Konecki, pas tetë vjetësh bashkë, dhe me sa duket tashmë Adele ka dëshirë të jetë në lidhje me një amerikan.

Këngëtarja e bukur, 30 vjeçe, ka thënë se është 'eksituar' në të ardhmen e një dashurie të re dhe dëshiron që miqtë e saj t’ia gjejnë një të tillë, apo shpirtin binjak.“The Mirror” po ashtu ka mohuar se ajo është duke planifikuar albumin e zemrës së thyer dhe tash e një kohë ka shkruar në lidhje me këtë.

Një burim për “Sun” ka thënë: 'Ajo është eksituar duke folur për meshkujt përsëri. Ajo tërhiqet nga meshkujt e tjerë dhe nuk ka kthim prapa. Ajo ka kërkuar nga miqtë që t’ia gjejnë një takim potencial. Nuk dëshiron të ngutet për diçka serioze kaq herët”.

(Kosova Sot)