Shkatërrimi i sistemit

  • 24 April 2019 - 08:56
Shkatërrimi i sistemit

Jennifer Lopez zbulon se si fustani i saj ‘Versace’ ishte arsyeja pse ishte krijuar “Google Images”

Pop diva e muzikës Jennifer Lopez ka bërë të ditur se fustani i saj ikonik “Versace”, të cilin e kishte veshur te ngjarja “2000 Grammy Awards”, ishte 'arsyeja pse “Google Images” ishin krijuar'.

Duke diskutuar veshjen e saj në një video në “YouTube”, bukuroshja 49 vjeçe ka thënë: 'Kaq shumë njerëz ishin duke e kërkuar këtë dhe ata nuk kishin mënyrë për të kërkuar foton e asaj kohe në internet, kështu që ata kanë krijuar “Google Images”. Unë po habitem, ku është leja ime?

Sepse kam dëgjuar se e kemi shkatërruar sistemin atë natë'. Duke e quajtur fustanin si 'momenti i saj më i madh në modë ndonjëherë’ – këngëtarja e hitit “Medicine” kujton se si stilisti i asaj kohe, Andrea Lieberman nuk e kishte inkurajuar ta vishte.

(Kosova Sot)