Bashkëpunimi me zemrën

  • 24 April 2019 - 09:00
Bashkëpunimi me zemrën

Rita Ora flet për bashkëpunimin e saj me “Escada”-n

Me partneritetin e saj më të ri “Escada”, ylli i muzikës Rita Ora është duke përdorur ndikimin e saj prej një superylli për të fuqizuar femrën kudo që të jetë. Brendi —njihet për kostumet që janë të qepura me mprehtësi me formë katrore, kopsa të arta dhe bel të tkurrur.

Tani ylli Rita Ora do t’i ndihmojë brendit gjerman që të arrijë një gjeneratë të re, për të pasur ndikim te femrat e reja. Si pjesë e brendit si ambasadore, Ora është fytyra e çantës së re nga “Escada”, titulluar “Heart”, të cilën ajo e ka cilësuar si të preferuarën e saj, me nuanca të kuqe.

“Zemra është ajo që mendoj kur më shkon mendja te “Escada””, thotë Ora. “Unë absolutisht pëlqej ngjyrën e ndezur dhe formën e rrumbullakët”.

(Kosova Sot)