Po vjen

  • 24 April 2019 - 09:05
Po vjen

Kylie Jenner shkëlqen në videon e re duke promovuar produktin e ri

Kylie Jenner ka një produkt të ri të bukurisë që po vjen shumë shpejt.

Ditën e hënë, bukuroshja 21 vjeçe ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në “Instagram” që përfundimisht i kishte njoftuar adhuruesit dhe ndjekësit e saj në lidhje me lansimin e ri të produktit të saj, për të siguruar vetulla me formë harkore.

Linja e quajtur “KyBrows”, do të lansohet më 29 prill. 'K Y B R O W S po vjen më 4/29 te “@kyliecosmetics”' ishte thënë në mbishkrimin derisa në prapavijë ajo ishte përcjellë nga kënga e të dashurit të saj Travis Scott. Flokët e saj brune ishin të drejta dhe ishin të lira derisa po bënte videon. Vetullat e saj ishin rregulluar në përsosmëri, përfshirë edhe hijen pink të syve, maskarën e lehtë dhe buzëkuqin pink.

(Kosova Sot)