Ja për cilën arsye Shkurte Fejza do të ndahej nga bashkëshorti

  • 24 April 2019 - 11:03
Ja për cilën arsye Shkurte Fejza do të ndahej nga bashkëshorti

Ikona e muzikës shqipe, Shkurte Fejza qe 35 vjet është e martuar me Hajrush Behlulin, e tërë atë dashuri që kanë mes vete, rrallë kush mund ta ketë.

Këngëtarja së fundi ka treguar se cila është arsyeja e vetme për të cilën do të ndahej me Hajrushin. Sipas saj, tradhtia është arsyeja e vetme që do ta shtynte atë drejt ndarjes. “Qysh thojn në Shqipëri, iku vapa me gushtin. Na jemi me një periudhë që jemi gati 40 vite bashkë edhe nuk ka pasur diçka serioze për me ardh deri te kjo. Mirëpo, me thanë të drejtën vetëm për një arsye isha nda, me bo me nxan tu më tradhtu, s’ia kisha falë”, ka deklaruar këngëtarja.

 

Këngëtarja disa herë ka treguar se lidhjen e saj me Hajrushin e ka filluar që nga viti i tretë i gjimnazit. Nga kjo lidhje shumëvjeçare, ata kanë katër fëmijë Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën. “Nana përcjell vajzën” mban titullin projekti i fundit i këngëtares me të bijën.

Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me pamje shumë të veçanta nga kanagjegji dhe dasma e Gresës.

(Kosova Sot)