Pas shumë kohësh brune, Morena Taraku ndryshon ‘look’

  • 25 April 2019 - 11:22
Pas shumë kohësh brune, Morena Taraku ndryshon ‘look’

Morena Taraku ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj për shkak të jetës luksoze që bën.

Ndonëse në një intervistë të dhënë disa kohë më parë ajo është shprehur se jeta e ‘Instagram-it’ është shumë larg realitetit, fotot dhe videot e publikuara nga këngëtarja kanë bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.

Me ndryshime të herë pas hershme në ‘look’, Morena është shfaqur gjithmonë si një vajzë shumë atraktive. Së fundmi këngëtarja ka zgjedhur të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj, të cilat i ka pasur në ngjyrë të errët.

Me një foto të publikuar në ‘Instastory’, krahas së cilës ka shkruar: “Të ndryshojmë lojën, ngjyra e re”, Taraku ka zbuluar pamjen e saj më të fundit ku duket po aq bukur sa më parë.

Kujtojmë se prej disa kohësh 26-vjeçarja është duke jetuar në Turqi, aty ku dhe po punon për projekte të reja në karrierën e saj.

Image

(Kosova Sot)