Yjet që janë zeshkane natyrale, por të ngjyrosura si biondina

  • 25 April 2019 - 12:02
Yjet që janë zeshkane natyrale, por të ngjyrosura si biondina
Image

Kim Kardashian

Kim Kardashian West kishte një ‘lidhje’ si ‘ndarje dhe bashkim’ me flokët e verdhë për vite, dhe derisa ishte fotografuar te “2018 Met Gala” me floku e saj, bukuroshja e spektakleve iu është kthyer flokëve të verdhë si një dhuratë në përvjetorin për burrin e saj Kanye West.

 

 

 

 

 

 

Image

Ariana Grande

Përderisa stilisti i saj nuk ndryshon shumë tek ajo (bishtkalin e ka në qejf), Ariana Grande përfundimisht nuk ka fort turp t’i ndryshojë ngjyrat. Kishte flokët e hirtë, pink, dhe së fundmi te” 2018 Billboard Music Awards”, ylli nga "No Tears Left to Cry" ishte shfaqur me bishtkali shampanjë.

 

 

 

 

Image

Selma Hayek

Sa i mbyllni sytë do ta huqni nga sytë, por Salma Hayek ishte me flokët e verdhë në dredhëz në shkurt këtë vit. Aktorja meksikane megjithatë tashmë i është kthyer ngjyrës së saj origjinale. Por, ishte interesante sa ka zgjatur.

 

 

 

 

 

 

 

Image

Selena Gomez

Në dhjetor të vitit 2017, Selena Gomez ishte vërejtur me flokë të zbardhur. Megjithëse pak kohë më pas ishte kthyer si zeshkane, duhet ta themi se, bukuroshes i rri mirë secila nuancë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Zendaya

Përderisa kjo këtu është parukë, mendojmë se ky mund të jetë një ndryshim të cilin Zendaya duhet ta konsiderojë si të përhershëm. Aktorja nga “Greatest Showman” kishte marrë pjesë te “2017 Fashion Awards” në një model ‘pixie’, kadife në të zezë.

 

 

 

 

 

 

 

Image

Kristen Stewart

Kristen Stewart po ashtu është një yll me flokë të kuqërremtë, por një periudhë ishte biondinë, sidomos sikurse kishte marrë pjesë te ngjarja e madhe “2017 Cannes Film Festival”.

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)