Perrie Edwards, si ajo në atë vend

  • 26 April 2019 - 08:26
Perrie Edwards, si ajo në atë vend

Ylli nga “Little Mix”, Perrie Edwards, është emërtuar fytyrë e re e brendit të modës, “Superga”

Duke pozuar për një set të ri të fotografive, biondja e bukur 25-vjeçare pozonte me veshje nga më të ndryshmet.

Në njërën prej fotove, ajo shihet e përkulur mbi një tavolinë, derisa kishte të veshur një bluzë seksi me dantella dhe pantallona të shkurtër.

Në një foto tjetër ajo shihet me një bluzë të bardhë dhe me xhinsi të gjerë. Ajo që i bashkon të gjitha këto foto, është bukuria e Edwardsit.

Ajo deklaroi se është e lumtur që punon për kompaninë “Superga”.

(Kosova Sot)