Si ta shikoni Jennifer Lopezin 'live' për vetëm 20 dollarë

  • 26 April 2019 - 14:57
Si ta shikoni Jennifer Lopezin 'live' për vetëm 20 dollarë

A do të donit ta shikonit JLo "live" në koncert, por nuk doni të shpenzoni shumë para?

E kemi një zgjidhje për ju. Disa persona të mirë nga "Live Nation" po përpiqen që të na e plotësojnë dëshirën neve, fansave të shumtë të këngëtares Jennifer Lopez, por edhe të tjerëve. Ata ofrojnë bileta me çmim të volitshëm për të shikuar yjet më të mëdhenj të muzikës.

E kemi fjalën për çmim prej vetëm 20 dollarësh për të ndjekur koncertet e super yjeve, duke përfshirë edhe emrat, si Florence + the Machine, Gloria Trevi dhe po, të vetmes dhe unikes, JLo. Më 1 maj do të fillojë Java e pestë vjetore e koncerteve nacionale të "Live Nation", duke ua ofruar fansave mundësinë që t'i shohin yjet e tyre të preferuar 'live'. E tëra që mbetet, është që të gjendeni në SHBA. 

(Kosova Sot)