Dafina Zeqiri konfirmon performancën në mini-maratonë

  • 26 April 2019 - 17:25
Dafina Zeqiri konfirmon performancën në mini-maratonë

Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci edhe këtë vit organizojnë mini-maratonën, shkruan lajmi.net.

Në këtë mini-maratonë do të performojë edhe Lumi B dhe Dafina Zeqiri, bashkë DJ Geek dhe DJ Gamble.

Këngëtarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në mini-maratonë përmes një postimi në Instagram.

Image

Për ndryshe, blerja e numrit për të garuar në mini-maratonë kushton 2 euro, ndërsa të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e numrave u dedikohen fëmijëve me autizëm. 

(Kosova Sot)