Në takim me ish-in e motrës

  • 27 April 2019 - 08:04
Në takim me ish-in e motrës

Kendall Jenner pa sytjena dhe me Mona Lisa-n

Kendall Jenner ishte dalluar me një bluzë të gjelbër të ndritshme ditën e enjte derisa ia kishte mësyrë xhirimit të emisionit familjar “Keeping Up With The Kardashians”.

Modelja me këmbë të gjata nuk kishte vendosur të vishte fare sytjena derisa ka treguar shumë nga barku i saj ndërsa po futej në ndërtesën në Los Anxhelos. E preferuara e ballinës së revistës ”Vogue”, më pas ishte takuar me ishin e motrës Kourtney Kardashian, bëhet fjalë për Scott Disick.

Modelja e “Calvin Klein” veshur kishte një palë xhinse të gjera dhe ishin të grisura në gjunjë. E bija e Kris Jenner-it kishte mbathur një palë atlete.

Pjesa më e mirë e veshjes ishte çanta “Louis Vuitton” në krahun e saj që shfaqte fytyrën e Mona Lisa-s.

(Kosova Sot)