Kush n’fije s’i bie

  • 27 April 2019 - 08:07
Kush n’fije s’i bie

Madison Beer thekson linjat, së fundmi bëri lajm lidhjen e saj, herë ndahet e herë bashkohet

Së fundmi, kjo bukuroshe ka mbuluar të gjitha lajmet nëpër ballina falë lidhjes dhe ndarjes së saj me të dashurin Zack Bia.

Kështu, Madison Beer ishte përkujdesur të jetë në qendër të vëmendjes edhe kësaj radhe kur kishte dalë në një bluzë prej lëkure derisa kishte marrë pjesë te ndeja “ASOS Life is Beautiful” në Los Anxhelos.

Këngëtarja amerikane, 20 vjeçe, u duk sensacionale në veshjen e zezë që ia kishte theksuar shumë lëkurën e saj, të cilën e kishte kombinuar me një palë xhinse të grisura.

Madison kishte sjellë gjithë vetëbesimin e saj në tepihun e kuq përmes veshjes me stil që në mënyrë të përsosur ia kishte theksuar linjat trupore. Pak në gjatësi kishte shtuar me takat bezhë derisa kishte shtuar edhe bizhuteri delikate për dukjen me stil.

(Kosova Sot)