Tayna nuk ia pranoi faljen, Melinda reagon ashpër: Duhet të rikthej bishën…

  • 27 April 2019 - 09:58
Tayna nuk ia pranoi faljen, Melinda reagon ashpër: Duhet të rikthej bishën…

Pas ofendimeve e thumbimeve me vargje këngësh, reperja Melinda Ademi vendosi që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, t’i kërkonte falje publikisht koleges së saj, Tayna-s.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruante Melinda në postimin e saj në “Instastory”.

Mirëpo, fjalët e saj duket se nuk i bënë shumë përshtypje reperes së hitit “Columbiana”, e cila jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.

Mesa duket ky reagim i Tayna-s nuk i ka pëlqyer aspak Melindës, e cila duket se ka rihapur sërish “luftë” mes tyre, duke ndryshuar qëndrimin e saj.

“Provova të jem e sjellshme, ma morën për dobësi. Duhet të rikthej bishën, kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë!”, ka shkruar në “Instagram” Melinda, duke lënë të nënkuptohet se ofendimet do të vazhdojnë.

(Kosova Sot)