Të famshmit, të obsesionuar me dizajn të shtëpisë

  • 27 April 2019 - 12:40
Të famshmit, të obsesionuar me dizajn të shtëpisë

Këta të famshëm janë aq të dhënë pas dizajnit të shtëpisë, saqë kanë lansuar linjat e tyre, duke fituar edhe para ndërkohë nga pasioni i tyre i veçantë

Image

Gwyneth Paltrow

Brendi i Paltrow-t i stilit të jetës, “Goop”, lansoi bashkëpunimin e parë të tapetave të murit me “Tempaper”, duke dizajnuar një yrnek rozë të zbehtë, të quajtur “Wings”, ku shihen zogj të bardhë dhe të hirtë, si dhe motivet natyrore. Kushtojnë 125 dollarë një rrotull.

 

 

 

Image

Drew Barrymore

Aktorja dhe sipërmarrësja e njohur së fundmi ka lansuar një koleksion të përbërë nga 200 ekzemplarë. “Flower Home”, me ekzemplarët që shiten duke filluar nga 18 dollarë copa. Ky bashkëpunim i saj me “Walmart.com” përfshin gjithçka, duke filluar nga ulëset për karrige, karriget anësore dhe ballinat dekoruese.

Image

Lionel Richie

Hello, ky është çarçafi që keni kërkuar! Këngëtari lansoi një ‘përvojë të dizajnit elektrik” për JCPenney, e cila përfshin çarçafë shtrati, si dhe jastëkë antikë.

 

 

 

 

Image

Chrissy Teigen

Modelja, si dhe prezantuesja televizive dhe autorja e librit të gatimeve (“Cravings: Hungry for More) lansoi edhe një linjë kuzhinash, në bashkëpunim me “Target”. Koleksioni përfshin më shumë se 40 gjësende, duke përfshirë edhe gotat mjaft shik. Çmimet sillen nga 4 deri 140 dollarë.

 

 

 

 

 

 

Image

Reese Witherspoon

Në bashkëpunim me brendin e saj të frymëzuar nga jugu, “Draper James”, aktorja e filmit “Big Little Lies” ka krijuar partneritet me “Crate & Barrel” për ta krijuar një koleksion të bukur të pjatave të kaltra dhe të bardha.

 

 

 

 

 

Image

Catherine Zeta-Jones

Catherine Zeta-Jones gjeti partnerin e përkryer për koleksionin e saj të shumëpritur të stilit jetësor te QVC, duke e quajtur atë koleksioni “Casa Zeta-Jones”, që është frymëzuar nga dizajni i vjetër hollivudian dhe nga trashëgimia e saj uellsiane.

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)