E vërteta e sherrit mes kushërirave, flet Albërije Hadërgjonaj

  • 28 April 2019 - 18:18
E vërteta e sherrit mes kushërirave, flet Albërije Hadërgjonaj

Muaj më parë pati një bujë të madhe në rrjetet sociale “sherri” mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatriks Ramosaj.

Asokohe u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës.

Mirëpo, a ishte “make up artist”-i me famë botërore Ariel Tejada “molla e sherrit” mes tyre? E ftuar në “E Diell”, Albërija sqaroi me detaje të vërtetën e asaj ngjarjeje.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë”, rrëfeu ajo.

Mirëpo, si po shkojnë aktualisht punët mes familjes Hadërgjonaj dhe asaj Ramosaj? A kanë më inate mes tyre apo jo?

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija, duke sqaruar kësisoj njëherë e mirë “zënkën” e famshme që pushtoi muaj me radhë portalet shqiptare.

(Kosova Sot)