Albërie Hadërgjonaj flet për paragjykimet

  • 28 April 2019 - 18:33
Albërie Hadërgjonaj flet për paragjykimet

E njohur për çiltërsinë në intervistat televizive, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj këtë herë në “E Diell” ka folur më troç se kurrë për të gjitha paragjykimet që ka dëgjuar mbi veten e saj.

“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën”, rrëfeu me sinqeritet Albëria.
Këngëtarja shpjegoi se komente të tilla e motivojnë për të punuar më shumë, por nga ana tjetër tregoi se ky negativitet nuk i bën mirë asnjërit prej nesh.

Ajo ka vendosur të flasë hapur për të gjitha fenomenet që e shqetësojnë atë pasi kështu, ndihet vetja, e lirë dhe e pavarur.

 

“Unë në jetën time s`kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim”, përmbylli komentin e saj Hadërgjonaj.

(Kosova Sot)