Sa e bukur

  • 29 April 2019 - 09:37
Sa e bukur

Dua Lipa pushton Nju-Jorkun me veshjen e saj unike gjatë “Tribeca Film Festival”

Ajo është një këngëtare bukuroshe që ka fituar çmimin “Grammy”, por që njihet edhe për stilin dhe dukjen e saj unike. Kështu, bukuroshja Dua Lipa u duk e mahnitshme derisa kishte dalë në qytetin e Nju- Jorkut gjatë ngjarjes “Tribeca Film Festival”, ditën e shtunë.

Këngëtarja e hitit të njohur “Hotter Than Hell”, 23 vjeçe, ka rrezatuar me këmbët me një ndarje në veshjen e saj që theksohej edhe më shumë teksa ecte. Fustani i zi me shkëlqim ishte i zbukuruar me bizhuteri shumëngjyrëshe në të kuqe të zjarrtë, të portokalltë dhe të gjelbër. Pak në gjatësi kishte shtuar falë takave të zeza.

Flokët e errët me stil i kishte vendosur nga pas derisa specifikat e saj ishin theksuar me hije të kaltër.

(Kosova Sot)