Veshje me stil

  • 29 April 2019 - 09:54
Veshje me stil

Jennifer Lawrence ndez atmosferën kur arrin në Nju- Jork për “Tribeca Film Festival”

Jennifer Lawrence kishte ndezur turmën kur kishte arritur te “Tribeca Film Festival” në qendër të Nju- Jorkut.  Ajo ishte atje për të marrë pjesë në “Tribeca Talks: Directors Series” me David O. Russell, me të cilin më parë ajo kishte bashkëpunuar.

Aktorja, 28 vjeçe ka shkëlqyer në tepihun e kuq edhe kur ishte vetë, por edhe kur ishte në praninë e skenaristit dhe regjisorit të “Silver Linings Playbook”, dhe bashkë-yllin e filmit Robert De Niro. Si gjithmonë, Lawrence ka treguar personalitetin e saj kur kishte arritur në ngjarje. 

Ajo dukej shumë e re në veshjen me ngjyrë të zezë dhe bel të thellë derisa flokët e verdhë e të gjatë e kishte lënë të drejtë dhe të ndarë në mes. 

(Kosova Sot)