Pasionet e çuditshme të yjeve

  • 29 April 2019 - 12:12
Pasionet e çuditshme të yjeve

Kur punoni gjithë javën, lodheni dhe mbeteni në disponim jo të mirë. Prandaj, këtu ndihmon hobi apo pasioni i preferuar për të bërë gjatë kohës së lirë. Edhe të famshmin kanë pasionet e tyre të preferuara, përkundër se kanë agjendë të ngjeshur.

Image
CLAUDIA SCHIFFER

Kur bëhet fjalë për pasion të çuditshëm, asnjë se mposht mbledhjen e insekteve. Modelja dhe aktorja Claudia Schiffer njihet për dashurinë e saj për insektet, sidomos për merimangat. Gjatë intervistës më 2011, shtëpia e Schiffer ishte dekoruar me piktura insektesh. Ajo madje e ka pranuar sa shumë i pëlqen fakti kur zgjohet me rrjetat e merimangave nëpër muret e shtëpisë.

 

 

Image
ANGELINA JOLIE

Bukuroshja dhe aktorja Angelina Joliem ka shumë vëmendje, kudo që të jetë. Jolie ka një reputacion për të qenë paksa e shkathtë e këtë e ka dëshmuar në disa filma. Aktorja ka filluar me koleksionin e saj si adoleshente dhe ka vazhduar që atëherë. Ajo është koleksionuese e thikave nga secili vend i botës, pasi që të gjitha kanë strukturë dhe dizajn të ndryshëm. Ajo jo vetëm se në ekran të ‘sosë’, por edhe në jetën reale.

 

Image
PENELOPE CRUZ

Me gjasë, konkurrenca më e fortë për pasionet e Paris Hilton dhe Nicholas Cage është aktorja spanjolle Penelope Cruz. Ajo njihet për stilin e saj dhe këtë e dëshmon në tepihun e kuq. Ajo posedon rroba të mira, të hekurosura dhe dikush mendon se ka stilistë të njohur që kujdesen për të. Stili i Cruz vjen nga koleksioni i çmendur i saj për varëset e rrobave. Aktorja ka thënë se posedon rreth 500 varëse rrobash, në madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

 

Image
TAYLOR SWIFT

Këngëtarja e “Reputation” jo vetëm se ka një përfaqësues që flet për ish-lidhjet e saj në të kaluarën dhe që i përfshin në këngët e saj, por se ajo është e përsosur kur bëhet fjalë për bërjen e sferave transparente. Për çdo Kërshëndella, Swift dhe miqtë e saj grumbullohen rreth shtëpisë dhe bëjnë sfera të tilla me dorë. Më 2011, Swift madje kishte postuar në “Instagram” një foto me mbishkrimin “Kërshëndellat në kavanoz”. Swift ka një talent vërtet për lakmi.

Image
PARIS HILTON

Paris Hilton ndoshta kurrë nuk do të jetë në të njëjtën ligë sikurse Jolie, por ajo ka dashuri për nënën natyrë. Ajo është aktiviste dhe nuk ka frikë të japë të holla për efektet e dëmshme të gjuetisë në kafshë. Është bërë e ditur më 2005 se Hilton pëlqen gjuetinë në bretkosa. Hilton ka thënë se posedon disa range dhe i pëlqen të zërë bretkosa në kohën e lirë.

 

 

Image
NICHOLAS CAGE

Nicholas Cage jo vetëm se është vetë ekscentrik, por edhe pasionet e tij. Mos ta përmendim se janë edhe të shtrenjta. Cage ka blerë 15 shtëpi, nga 25 milionë, deri në 18.5 milionë, e deri me 8.5 milionë. Ai jo vetëm se ka shtëpi, por ka blerë edhe disa kështjella nëpër Evropë. Lista bizare e pasioneve të yllit nuk mbaron me kaq. Aktori ka blerë një kokë dinozauri dhe një oktopod për një çmim prej 150 mijë dollarësh

 

(Kosova Sot)