Genta Ismajli habit me deklaratën: Vitin tjetër do bëhem nënë!

  • 29 April 2019 - 18:40
Genta Ismajli habit me deklaratën: Vitin tjetër do bëhem nënë!

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, për të promovuar videoklipin e ri “zjarr” si dhe për të ndarë të reja nga jeta personale. 

Prej kohësh ajo ka shrehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës së sotme tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër.

Pasi dha këtë përgjigje, pak sekonda më pas Genta shpërtheu në të qeshura, duke na lënë të dyshojmë nëse ka realisht plane për të pasur fëmijë së shpejti apo ishte thjesht një shaka e momentit.

Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër, e ndër to nuk mund të mungone as trupi i bukur. 

“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.

(Kosova Sot)