Fast&Furious – Vin Diesel njofton se John Cena do ta zë vendin e The Rock

  • 29 April 2019 - 18:40
Fast&Furious – Vin Diesel njofton se John Cena do ta zë vendin e The Rock

Zbrazëtirat e lëna në rolin e 'The Rock' (Dwayne Johnson) tek ‘Fast and Furious’ do t’i zë ylli tjetër i WWE, John Cena.
 

Gjatë një video emocionuese në Instagram, Vin Diesel njofton se mundësi në Wrestling, John Cena, do i bashkohet kastës së aktorëve në filmin “Fast and Furious  9”,shkruan ‘Carbuzz’.
“Djema, siç e dini, unë jam gjithmonë duke menduar shpejt dhe duke menduar për përgjegjësinë e bërjes së diçkaje ikonike, si meritë e besnikërisë suaj”, tha Diesel në video.

“Unë e di që kjo tingëllon e çmendur, por për çdo hënë blu ndihem se Pablo [Paul Walker] atje më dërgon dikë, një ushtar tjetër në luftën për të vërtetën”ka thënë tutje ‘Dom’.

Diesel pastaj e kthen kamerën për të zbuluar yllin John Cena-n të buzëqeshur. 

Me sa duket, Cena do të zëvendësojë The Rock në Fast & Furious 9, por mbetet për t’u parë nëse ai do të bashkohet me ekuipazhin e Dominic Toretto .

John Cena ka luajtur edhe në filma tjerë, si ‘The Marine’ apo ’12 rounds.

(Kosova Sot)