Pika e tejdukshme

  • 30 April 2019 - 09:42
Pika e tejdukshme

Anne Hathaway shkëlqen në promovimin e filmit të saj në Nju- Jork

Ajo është duke ekspozuar stilin e saj sensacional derisa promovon filmin e saj të fundit, "The Hustle", nëpër krejt globin. Kështu, Anne Hathaway, 36 vjeçe, ka vazhduar me stilin dhe brigadën e saj të modës derisa kishte marrë pjesë në një set fotografik për komedinë te "St. Regis Hotel" në Nju- Jork, përkrah yllin Rebel Wilson, 39.

Aktorja që ka fituar çmimin Oskar ka shkëlqyer në një veshje sipër të tejdukshme me pika të zeza. Veshjen nga sipër e kishte kombinuar me një palë pantallona me bel të thellë prej lëkure. Ylli nga "Ocean's 8" pak gjatësi kishte shtuar me takat prej lëkure dhe gjithçka kishte erëzuar me një orë të artë.

(Kosova Sot)