Halima, modelja e parë e mbuluar që shfaqet në revistën e meshkujve

  • 30 April 2019 - 12:01
Halima, modelja e parë e mbuluar që shfaqet në revistën e meshkujve

Halima Aden është shfaqur me burkini në revistën ‘Sports Illustrated’.

‘Sports Illustrated’ është një revistë të cilën meshkujt e blejnë shumë, në të cilën gjithmonë mund të gjejnë femra të bukura e tërheqëse, zakonisht në bikini e ndonjëherë edhe pa rroba fare.

Por, në edicionin më të ri të kësaj reviste këtë javë fansat mund të shohin diçka ndryshe

Është modelja Halima Aden ajo e cila shfaqet në kopertinën e kësaj reviste, madje e mbuluar.

Ajo ka bërë disa poza për ‘Sports Illustrated’, ndërsa shihet në veshje që njihen si ‘burkini’, e që janë ‘bikinit’ për gratë e mbuluara.

Halima shkëlqen në këtë set fotografik dhe veshja edhe më shumë duket se i shton bukurinë


E lindur në një kamp refugjatësh kenian, modelja muslimane somaleze-amerikane, u kthye në vendin e saj të lindjes për një fotografi historike, shkruan The Guardian.

Modelja somaleze-amerikane, Halima Aden është bërë modelja e parë muslimane që shfaqet në revistën “Sports Illustrated” veshur me një hixhab dhe burkini.

Image

Ajo u shfaq në edicionin e muajit maj të rroba-banjove, e veshur me një burkini me ngjyra të ndryshme.

Modelja tha për BBC “Vajzat e reja që mbajnë hixhabin duhet të kenë gra që kërohen në çdo industri”.

“Unë jam shumë e nderuar që Sports Illustrated ka ndërmarrë hapin për të shfaqur bukurinë që zotërojnë me modesti gratë e veshura”, shtoi ajo.

(Kosova Sot)