Enca ka dy fjalë për të dashurin: Nuk jam mami jot…

  • 30 April 2019 - 14:41
Enca ka dy fjalë për të dashurin: Nuk jam mami jot…

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ajo numëron plot 2 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

Ditën e sotme, Enca ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku tregon me detaje se ç’do të “heqë” mashkulli që do të lidhet me të.

“Një grua e mirë do të të dojë pavarësisht gjithçkaje që ti bën, të kujdeset për ty, të të bëjë gati darkën çdo mbrëmje dhe kurrë mos të të bëjë pyetje se ku ke qenë apo pse nuk je përgjigjur me mesazh apo t’i kesh telefonuar. Dhe kjo është mamaja jote, sepse nuk jam unë. Le të jemi realistë”, shkruan Enca në postimin e saj.

Me pak fjalë, këngëtarja po përgatit personin që do të bëhet i dashuri i saj apo partnerin e saj, se të jetë i kujdesshëm me sjelljen e tij.

(Kosova Sot)