Ish i dashuri i Morenës tregoi publikisht se e ka fiksim, reagon Vildane Zeneli

  • 02 May 2019 - 08:43
Ish i dashuri i Morenës tregoi publikisht se e ka fiksim, reagon Vildane Zeneli

Miliarderi iranian, Sasha Sobhani, u bë shumë i njohur në Kosovë që pas lidhjes me këngëtaren Morena Taraku. Ndonëse ata nuk e bënë publike romancën e tyre u komentuan gjatë në media dhe ndarja e tyre mori një vëmendje të madhe për shkak të akuzave ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, siç duket Sasha është i fiksuar me vajzat shqiptare pasi vetëm pak ditë më parë ai publikoi një foto të modeles shqiptare Vildane Zeneli dhe e etiketoi atë duke treguar pëlqimin e tij.

Vildane me Sashën njihen pasi në një postim që miliarderi bëri pak më parë, modelja nuk ngurroi që t’i komentonte.

Image

“Mendjet e mëdha mendojnë vetëm”, shkruante Sasha pranë fotos ndërkohë që Vildane i  komentoi: “Përshkrim i bukur, jam dakord”, ndërsa miliarderi iranian ia ktheu me një emoji
trëndafili.

(Kosova Sot)