Yjet e nxehta që dashurojnë idiotët

  • 02 May 2019 - 12:07
Yjet e nxehta që dashurojnë idiotët

Përse disa yje femra dashurojnë idiotët? Është pyetje me vend kjo! Por, kjo është një pyetje që mund t'u shtrohet miliona femrave nëpër botë. Dashuria nuk kontrollohet dhe, një grua e bukur, kohë pas kohe, duket se del nga rruga. Ja disa nga yjet që pëlqejnë idiotët 

Image

JENNIFER LOPEZ Sikurse me Sandra Bullock, bota ishte në dashuri edhe me Jennifer Lopez-in. Ajo erdhi nga të qenët një "Fly Girl" në seritë televizive në "Living Color". Kishte shumë gjëra të bukura për Lopez dhe filloi në ekranin e madh. Megjithëkëtë, bota ndaloi dhe ktheu kokën prapa me habi kur ajo u lidh me Puffy Daddy. P-Diddy ishte në lidhje me një nga vajzat më të zjarrta. Lopez nuk kishte nevojë për lëngje shtesë, por ra për "Bad Boy". Madje P-Diddy ishte në telashe në të cilën një armë shkrepi në praninë e Lopez

RIHANNA Rihanna xhiron e suksesit e bëri më 2006. Në sipërfaqe, Chris Brown ishte një djalë i rregullt i bukurosheve. Ishte i hijshëm. Dyshja ishte një çift eksploziv me shumë sukses. Natën e 8 shkurtit 2009, gjithçka ndryshoi. Rihanna-s iu desh ta shtynte papritmas performancën e saj te "Grammy Awards". Doli se ishte sulmuar nga i dashuri i saj, Chris Brown. Fotografitë tregonin lëndimet e saj, Brown ishte akuzuar për sulm dhe kërcënim kriminal. Duket se edhe yjet e suksesshme nuk janë imune ndaj abuzimeve verbale dhe fizike nga idiotët, apo djemtë e këqij

Image

BEYONCE Ajo ishte pjesë e super-grupit "Destiny's Child". Beyoncé bashkë me zonjat tjera kishin shumë sukses dhe shumë shpejt këtë do ta arrinte edhe si solo këngëtare. Përderisa suksesi po shtohej, Beyoncé botën e kishte në majë të dorës. Ajo shokoi botën kur filloi të takohej me modulin e muzikës Jay-Z. Por, ai dukej si një spitullaq që lehtë mund ta shikonit në kënde të rrugës, me një qese në dorë derisa punonte në një fabrikë lokale. Ajo që po themi është se Jay-Z nuk është Taye Diggs. Jay-Z kishte të holla dhe sukses, natyrisht, por Beyoncé gjithçka kishte nën kontroll.

DENISE RICHARDS A mos po ju duket se e keni dëgjuar diku këtë shprehje? Bukuroshja seksi që dëshiron të lidhet me djalin problematik. Ai kishte pak histori me gratë dhe prostitutat. Ajo e marton këtë problematik dhe gjërat, nuk janë mirë si duhet. Ky është tregimi për Denise Richards. Më pas vjen Charlie Sheen, ata dalin bashkë dhe martohen më 2002. Sheen ishte abuzues droge dhe alkoolist, si dhe i dhënë pas femrave tjera. Ata u ndanë derisa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, pastaj vjen ndarja, urdhër-ndalimi, kujdesi për fëmijët dhe përfundimisht, shkurorëzimi. 

Image

KIM KARDASHIAN Eh, kjo nuk ju duket aspak befasuese. Kim Kardashian natyrisht është në majën e botës. KK fotot e saj lakuriqe i hedh në "Instagram". Në mënyrë natyrale bëjmë shaka me suksesin e saj, sepse nuk e ka merituar. Por, Kim po kalkulon mirë dhe të gjithëve na ka hedhur te 'Rear Window', në mënyrë që t'i shikojmë bukuritë e saj. Kjo ka funksionuar dhe ajo ka vazhduar ta shpalosë veten e saj, përsëri dhe përsëri. Dhe, pasi i bën 100 milionë, çfarë t'i bësh? Ajo filloi një lidhje me avokatin e Trumpit, me West. West është idiot. Epo, ja ku e thamë, është idiot. 

SELENA GOMEZ Selena Gomez është e bukur, e re, që ka bërë shumë emër. Përderisa fama e saj si aktore po rritej, ajo vendosi ta pushtojë edhe një industri tjetër, muzikën. Selena albumin e parë e prezantoi më 2013. Në vitin 2015 ajo prezantoi "Revival", derisa tri hitet e saj ishin midis te "Mainstream Top 40" në Amerikë. Ajo është e bukur, ka shumë talent. E për çfarë dreqin ajo përfundoi në lidhje me djalin e vogël të quajtur Bieber? Justin Bieber mezi mund të quhet djalë i keq. 

(Kosova Sot)