Vendos Fifi: S’do të më shihni më…

  • 02 May 2019 - 15:53
Vendos Fifi: S’do të më shihni më…

Fifin e ka përndjekur që prej fillimeve imazhi i artistes së talentuar dhe të shëndetshme. Madje, ishte karta e saj e fortë me të cilën spikati kur u prezantua me “Kus Kus”, një tribut për vetëbesimin pavarësisht kilogramëve.

Por, ndoshta e vetmja artiste që mund të shndërrohej në një shembull suksesi e që mund të frymëzonte të gjitha vajzat mbipeshë të mos sprapseshin prej komenteve, ka vendosur të heqë dorë nga tipari karakteristik i imazhit të saj skenik.

“Unë do jem edhe për pak kohë “e trash딑, iu përgjigj Fifi një ndjekëseje, gjatë një seance pyetje- përgjigjesh në Instagram.

“Edhe pse jemi të trasha, talent kemi ne, s’jemi të trasha por të lezetshme, kallzoju të gjithëve”, i shkruante fansja e saj.

Mendohet se Fifi mund t’i nënshtrohet një nderhyrjeje, gjatë së cilës një objekt i futet në stomak duke i zënë hapësirën e ushqimit për ta penguar të konsumojë sasi të mëdha. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje konkrete në lidhje me metodën që do të ndjekë për të rënë në peshë.

(Kosova Sot Online)